Juristi Kreshnik Spahiu tha se pëlqyeshmëria më e lartë për Erion Veliaj, krahasuar me dy liderët e tjerë Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Bashën, lidhet me strategjitë e ndryshme që kanë PS dhe PD për politikanët e rinj.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Spahiu u shpreh se fakti që Veliaj vlerësohet 5 herë më lart se Alibeaj e Basha dhe është zëvendësi potencial i Ramës në krye të partisë dhe qeverisë, lidhet me faktin se PS ka investuar për liderët e rinj.

Socialistët kanë investuar për një elitë të re, ndërsa demokratët e kanë baltosur, kanë bërë investimin e gabuar dhe e kanë pështyrë vetë investimin e tyre. Basha dhe Alibeaj janë më të papëlqyerit për shkak të baltës së hedhur nga Berisha. PD shemb urat që kanë ndërtuar vetë, ja kanë bërë gropën vetes, nuk ja ka bërë kundërshtari”, tha Spahiu.