Ndërron jetë në spitalin e QSUT Enver Sheshi, i cili ishte një nga të arrestuarit për inceneratorin e fierit. Mësohet se 59-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e arresti kardiak.

Ditën e djeshme në orën 16.15, ai doli nga burgu 313 me urgjenë për në QSUT, e pas një arresti kardiak ka ndërruar jetë në urgjencën e spitalit QSUT.

Enver Sheshi akuzohej për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim. Aktualisht policia po vijon dokumentimin e plotë të ngjarjes.