Ku fokusohen meshkujt dhe ku fokusohen femrat kur u kërkohet të zgjedhin apo edhe të imagjinojnë partnerin e tyre ideal!

Ne zgjedhim një partner që ka disa, por ndoshta jo të gjitha, nga karakteristikat që do të donim të kishte.

Por si e zgjedhim një veçori mbi një tjetër? A vlerësojnë njerëzit gjëra të ndryshme në rrethana të ndryshme?

Në një studim ku morën pjesë 250 gra dhe burra iu kërkua që të idealizonin partnerin e tyre.

Secili nga vullnetarët paraqiti një listë të karakteristikave të jashtme. Gjysma e tyre ishin tipare të fytyrës (sytë, hunda, flokët dhe buzëqeshja). Gjysma tjetër ishin karakteristika fizike si gjatësia, masa e muskujve, gjoksi, barku dhe madhësia e ijeve.

Më pas pjesëmarrësve iu kërkua të përshtatnin secilën nga këto karakteristika në përputhje me rrethanat për të “krijuar” një partner që do të ishte pak a shumë tërheqës.

Ata duhet të vendosnin se cilat veçori ishin më të rëndësishme duke i dhënë pikët më të larta. Gjithashtu iu kërkua të idealizonin një partner për një marrëdhënie afatgjatë ose afatshkurtër.

Psikologët zbuluan se burrat që planifikonin një lidhje afatgjatë ishin më të fokusuar tek tiparet e fytyrës sesa për ato fizike. Pra për një marrëdhënië afatgjatë ata kërkojnë një grua që është më tërheqëse për nga tiparet e fytyrës sesa për nga tiparet e trupit.

Sa i përket lidhjeve afatshkurtra, meshkujt “nuk pajtoheshin” pasi një pjesë i jepnin përparësi bukurisë së fytyrës, ndërsa të tjerët trupit.

Nga ana tjetër, femrat , pavarësisht nga kohëzgjatja e marrëdhënies, fokusoheshin më shumë në tiparet e fytyrës dhe jo te tiparet e trupit.