Në 24 orët e fundit, janë kryer 361 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid, 31 qytetarë, në Bashkitë:

17 në Tiranë, 5 në Fier, 3 në Lushnje, nga 2 qytetarë në Lezhë, Kamëz, nga 1 qytetarë në Shkodër, Roskovec. Janë 232 qytetarë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,110 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 8 Janar 2023)

Raste të reja ditore 31
Të shëruar në 24 orë 6
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 361

Testime totale 2,022,357
Raste pozitive 332,938
Raste të shëruara 329,110
Raste Aktive 232
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 155
Fier 27
Vlorë 11
Durrës 11
Gjirokastër 9
Berat 8

Kukës 3
Lezhë 3
Dibër 2
Shkodër 2
Korçë 1