Gjykata ka dhënë sot masën e sigurisë për Rozeta Dobin dhe Havier Dobin, të akuzuar për vjedhjen e shumave të konsiderueshme të parave dhe një sasie floriri në banesën e ish-zyrtares së lartë, Alda Klosi.

Mësohet se nënë e bir janë lënë në burg, ndërsa hetimet për këtë çështje vijojnë.

Nënë e bir u arrestuan dy ditë më parë, të dyshuar për vjedhjen e një shume rreth 120 mijë euro dhe sende të tjera me vlerë, po në banesën e Klosit, ku gruaja punonte si sanitare.

Ndërkohë dje u gjetën në banesën e Rozeta Dobit dhe Havier Dobit mbi 400 mijë euro, që ishin fshehur në tubin e aspirimit.