Orjana Gremi, nëna 32-vjeçare e cila hodhi në lumin Kir foshnjën e saj, është njohur me masën e sigurisë “arrest me burg” nga gjykata e Shkallës së parë Shkodër.

Gjyqtar i kësaj çështjeje ishte caktuar Orgent Nazaj. Burimet mediatike bëjnë me dije se 32-vjeçarja do t’i nënshtrohet një ekspertimi psikologjik.

Mësohet se avokati do të thirret nga gjykata, pasi ende nuk ka nevojë për avokat për të mbrojtur këtë çështje kaq të rëndë që ka tronditur të gjithë opinionin publik.