Është zbardhur letra që Havier Dobi, i riu, i cili së bashku me të ëmën, akuzohet se kanë grabitur shuma të konsiderueshme parash, në banesat ku Rozeta Dobi punonte si pastruese, i ka dërguar të atit.

Dobi, në gjendje të rënduar psikologjike shkruan që i vjen të vrasë veten për situatën ku ndodhet, ndërsa thotë se të ëmes nuk do t’ja falë kurrë për atë ç’ka ndodhi.

“Babai im i dashur, jam shumë mirë. Mos u bëj merak. Duhet të jesh sa më i qetë. E mora letrën që kishe shkruar dhe m’u mbushën sytë me lot, m’u shkatërrua zemra.

Të lutem, të lutem me zemër që të bësh gjithçka që të më nxjerrësh, të lutem. Jam bërë si mos më keq, nuk dua veten time. Më vjen të vras veten.

Po të lutem të bësh çdo gjë, nuk rri dot më. Dhe mamit nuk do ia falja kurrë këtë gjë. Mos u bëj merak, ju dua shumë. Do dal vetëm për ju”-shkruan Dobi.