Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përcaktuar se formën se si do të propozohen anëtarët e KZAZ-ve për zgjedhjet e 14 Majit.
Sipas KQZ, Partia Sociaiste do të propozojë 2 anëtarë për çdo KZAZ si partia më e madhe e mazorancës, ndërsa Partia Demokratike do të propozojë dy anëtarë si partia më e madhe e opozitës.
Partia Socialdemokrate 1 anëtar si partia e dytë e mazhorancës dhe Partia e Lirisë 1 anëtar në çdo KZAZ si partia e dytë e opozitës.
Anëtari i shtatë në gjysmën nga PS dhe gjysma tjetër nga Partia Demokratike, ndërsa sekretari do të propozohet nga PS aty ku PD ka propozuar zëvendëskryetarin, dhe e anasjellta.