Me hyrjen e vitit të ri, të gjithë po shpresojmë që të jetë i mbarë. Megjithatë, për njerëzit supersticiozë ndoshta dita e 13-të e janarit nuk është e preferuara sepse ka rastisur që të jetë e premte.

Kjo datë mund të shkaktojë pak frikë edhe te personat racionalë sepse dihet që kombinimi i ditës së premte me numrin 13 lidhen me ngjarje jo dhe aq të mira. Nga filmat horrorë e deri te rrjetet sociale, data lidhet shpesh me fatin e keq dhe në disa raste, nuk ndodh vetëm një herë në vit.

Përveç 13 janarit, e premtja e datës 13 do të përsëritet edhe në muajin tetor dhe fatmirësisht nuk do të ketë të tjera përgjatë vitit 2023.

Në vitin 2024, do të ndodhë në shtator dhe në dhjetor. Viti 2025 i kthehet ciklit të zakonshëm dhe do të ketë vetëm një të premte të datës 13 që do të jetë në qershor.

Viti 2026 mund të jetë ai që do të shqetësojë më së shumti supersticiozët sepse do të përsëritet 3 herë: në muajt shkurt, mars dhe nëntor.

Origjina e së premtes në datën 13 nuk është e qartë, por shumë njerëz besojnë se ka të bëjë me kryqëzimin e Krishtit që mund të jetë tradhtuar në këtë ditë dhe ishin 13 persona të pranishëm në darkën e fundit.

“National  Geographic” thotë se kjo datë e ditë nuk lidhej me fatin e keq deri në vitin 1907, kur u publikua një roman i titulluar “13, e premte”.