Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar sot ceremoninë e pritjes të trupit diplomatik në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, presidenti Begaj falenderoi aleatët për ndihmën që i kanë dhënë Shqipërisë lidhur me sulmet kiberenetike iraniane, ndërsa tha se “Shqipëria është faktor paqeje në rajon dhe shkon gjithmonë drejt zgjidhjes së problemeve me dialog”.

Më tej Begaj u ndal te tensionet në veri të Kosovës.

Ai tha se Shqipëria është në krah të Kosovës dhe një vend i matur ndaj provokimeve në Ballkan.