Gjatë një bisede ditën e sotme me banorë, Dea Mishel u pyet nga Kristi se “çfarë i ofron një mashkulli”.

Banorja e “Big Brother Vip” iu përgjigj duke thënë: “Përveçse mendoj se jam plotësuar deri diku vetëm, nuk kam nevojë që të plotësojë dikush mangësitë e mia, mendoj që jam edhe një njeri argëtues për t’u mbajtur afër. Jam shumë e dashur dhe e kujdesshme, do ta ndihmoja personin që kam afër. Fal shumë dashuri dhe do ta bëja të ndjehej i veçantë”.

Kujtojmë se një bisedë shqetësuese ka ndodhur në “BBVIP” mes Dea Mishel dhe Amos Muji Zaharisë.

Në fokus të bisedës ishin fëmijët, në dukje diçka normale për dy persona që duan të jenë çift dhe të kenë një të ardhme së bashku, por ajo që dëgjuam ishte gjithçka tjetër përveçse normale.

Amosi iu drejtua Deas duke qeshur: “Do bëjmë 27 fëmijë, 4 do i mbajmë dhe pjesën tjetër t’i shesim”, ndërsa ajo vijon sërish “me humor”, duke thënë: “Do i shesim vetëm organet apo të plotë? (Qesh)”

Pavarësisht se gjithçka duket një shaka mes tyre, e gjithë biseda është vërtet shqetësuese për t’u dëgjuar!

Kjo është reflektuar edhe në rrjetet sociale ku shumë ndjekës kanë shprehur mendimet e tyre lidhur me këtë “humor”.