Influenceri Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan do të qëndrojnë në paraburgim deri më 27 shkurt pasi një gjykatë rumune zgjati dënimin e tyre, raporton BBC.

Dyshja po hetohen mbi akuzat për sulm dhe shfrytëzim seksual dhe një gjykatës ka vendosur që ata do të mbahen në burg edhe për 30 ditë të tjera, ndërkohë që policia do të hetojë çështjen e tyre.

Tate dhe vëllai i tij Tristian kanë mohuar akuzat kundër tyre.

Andrew Tate, një ish-kikboksier, ka miliona ndjekës në internet, pavarësisht se është ndaluar nga faqet përfshirë TikTok, Instagram, Facebook dhe YouTube për shkak të komenteve mizogjene.

Ai u transferua në Bukuresht pesë vjet më parë dhe u arrestua muajin e kaluar pasi shtëpia e tij u kontrollua. Autoritetet pretendojnë se vëllezërit kanë qenë pjesë e një grupi kundër krimit të organizuar që shfrytëzonte gratë.

Avokatët e vëllezërve Tate argumentuan se prokurorët nuk kishin paraqitur asnjë provë të re në kërkesën e tyre për të zgjatur periudhën e paraburgimit, por sërish gjykata vendosi pro tyre.