Vasyl Lozynskyy, Zëvendës Ministër i Zhvillimit të Komuniteteve, Territoreve dhe Infrastrukturës është shkarkuar pas akuzave për korrupsion. Sipas raportimeve në media, Ministria e Mbrojtjes pagoi dyfishin e çmimeve për kompaninë e përzgjedhur për furnizimin e forcave të ushtrisë në frontin e luftës. Ndërkohë një zëvendësministër ukrainas është arrestuar me dyshimin se ka përvetësuar 400 mijë dollarë nga fondet e destinuara për rindërtimin e infrastrukturës së dëmtuar të vendit.
Sipas mediave të huaja, përshembull, patatet u porositën për 22 Hryvnia për kilogram, ndërsa çmimi me pakicë në dyqan është 8–9 Hryvnia, shembulli tjetër i bërë publik është çmimi i vezëve prej 17 Hryvnia, kur çmimi i tregut është 7 Hryvnia për copë.
“Qeveria e Ukrainës ndjek parimin e tolerancës zero për korrupsionin dhe vazhdon të ndërtojë një infrastrukturë kundër korrupsionit,”- thuhet në një deklaratë të kabinetit ukrainas pas një takimi të jashtëzakonshëm të dielën të thirrur nga kryeministri Denys Shmyhal. Hetimi i Byrosë Kombëtare Kundër Korrupsionit zbuloi se fondet publike të lëna mënjanë për burime alternative të energjisë gjatë muajve të dimrit, ishin shpërdoruar. Qeveria ndau një shumë prej 46 milionë dollarësh gjatë verës.
Ministria e Infrastrukturës konfirmoi arrestimin e Vasyl Lozynskyy, ushtrues detyre i ministrit të Zhvillimit të Komuniteteve dhe Territoreve të Ukrainës, për akuzën përvetësim të fondeve buxhetore”.
Sipas hetuesve, zëvendësministri i mori paratë për lehtësimin e nënshkrimit të kontratave për blerjen e pajisjeve dhe makinerive me çmime më të larta se ato të tregut”. Nëse shpallet fajtor, Lozynskyy përballet me 12 vjet burg.





