Në një konferencë për gazetarët, kryeministri Edi Rama ka folur rreth një mbyllje të përgjithshme të mundshme në vendin tonë.
Sipas Ramës kjo do të sillte pasoja të padëshirueshme në ekonominë e familjeve shqiptare dhe në ekonominë e vendit, ndaj u ka kërkuar qytetarëve që secili prej tyre të ndihmojë në zbatimin e rregullave anticovid.
“Të jemi sa më të vetëdijshëm që kemi në dorë të gjithë. Patjetër së bashku si komunitet si bashkësi të shmangim kalimin e spitaleve në mbingarkesë që do ta bënte tejet të vështirë trajtimin normal në vazhdimësi të atyre që janë në nevojë. Apo mbylljen e përgjithshme. Është e domosdoshme që secili prej nesh, të vetëdijsohet që ka një rol për të ruajtur. Për të mbrojtur shëndetin e vet dhe të familjes së vet. Duke bërë këtë jep një kontribut të jashtëzakonshëm i çdo individi. Për të ndihmuar luftën e përditshme dhe të përnatshme në vijën e zjarrit ku trajtohen pacientët me Covid me simptoma të rënda. Por edhe për të shmangur një mbyllje që do kishte pasoja të padëshirueshme në çdo familje dhe në familjen e përbashkët ekonomike.” tha Rama.





