Dy shtetasit britanikë Chris Parry dhe Andrew Bagshaw, të cilët u raportuan të zhdukur në Ukrainën lindore, janë vrarë, kanë thënë familjet e tyre.

Bagshaw, 47 vjeç dhe Parry, 28 vjeçe, u panë për herë të fundit duke shkuar në qytetin e Soledar më 6 janar.

Sipas BBC, familja e Bagshaw tha se dyshja po përpiqeshin të shpëtonin një grua të moshuar të evakuohej kur makina e tyre u godit nga një predhë.

Familja e Parryt tha se ata kishin vdekur ndërsa “përpiqeshin për një evakuim humanitar”.

Në fillim të këtij muaji, grupi mercenar rus Wagner pretendoi se trupi i një prej tyre ishte gjetur.

Soledar kishte qenë fokusi i luftimeve intensive dhe në fillim të këtij muaji ushtria ruse pretendoi se kishte pushtuar qytetin ukrainas të minierës së kripës pas një beteje të gjatë.