Një ngjarje dramatike ka ndodhur në Massachusetts ku një grua ka vrarë dy fëmijët e saj të vegjël. Sipas mediave të huaja, 32-vjeçarja Lindsay Clancy tentoi të mbyste dhe foshnjen e saj 7 muajshe.
E reja kreu aktin makabër dhe më pas u hodh nga dritarja e shtëpisë. Mësohet se bashkëshorti i saj ishte ai që mori në telefon policinë. Djali më i vogël ndodhet në gjendje kritike për jetën ndërsa dy fëmijëve të tjerë 3 dhe 5 vjeç po u bëhet ekspertiza mjeko-ligjore.

Deri më tani hetuesit thonë se Clancy kishte kaluar në depresion pas lindjes dhe momentalisht po kurohet në një spital. Ajo punonte si infermiere në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts.
Gjatë konferencës për shtyp, oficerët e policisë u panë duke derdhur lot për rastin e rëndë.






