Dënimi me heqjen e 15 pikëve nga renditja e sezonit aktual, për mashtrim me bilancet, mund të mos jetë i vetmi për Juventusin. Klubi aktualisht po përballet me një tjetër stuhi, pas “Calciopolit” të 2006-ës, kur u dërgua në Serinë B.Bardhezinjtë po hetohen për mashtrim me pagat në kohën e pandemisë. Atëherë në klub njoftuan se lojtarët kanë vendosur të heqin dorë nga 4 paga mujore, në formë solidariteti me situatën. Por e vërteta rezultoi ndryshe.
Nga të gjithë komunikimet mes futbollistëve, rezulton se ata në të vërtetë kanë hequr dorë nga vetëm një pagë mujore dhe jo 4 siç u tha në komunikatën e klubit, që bëri gjithçka për të “fshirë” nga bilanci rreth 96 milionë euro.Shuplakën e radhës bardhezinjve ua ka dhënë një ish si Paulo Dybala, që verën e kaluar la Juventusin, për t’u transferuar te Roma e Mourinhos, pasi torinezët nuk i ofruan rinovimin e kontratës.Sulmuesi argjentinas ka deklaruar se në marrëveshjen e firmosur nuk janë pasqyruar të gjitha pikat e rëna dakord dhe ka sqaruar e në të vërtetë ata kanë hequr dorë nga vetëm një pagë mujore.





