Prej dekadash Presidenti rus Vladimir Putin është kujdesur për imazhin e tij duke përcjellë figurën e një lideri të fortë.
Janë të shumta fotot e Putinit i veshur ushtarak, duke kalëruar, peshkuar dhe madje e duke dal gjysmë i zhveshur në temperatura të ulëta.
Por, një nga gjërat që Putin përpiqet të kujdeset më shumë është që në fotot që publikohen të mos dallojë shumë gjatësia e tij.
Në foto e fundit që presidenti rus ka bërë me disa studentë në Klasterin Kërkimor Lomonosov në Vorobyovy Gory, ajo që ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe përdorusve të rrjeteve sociale kanë qenë këpucët e Putinit.
Ai ka veshur një palë këpucë në ngjyrë të zezë, por me tak të lartë, për ta treguar atë më gjatë. Kujtojmë se Vladimir Putin është kategorinë e liderëve botëror më të shkurtër.





