Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etike është mbledhur këtë të premte në Kryesinë e Kuvendit. Mbledhja vjen pas kërkesës së PS-së për masë disiplinore për disa deputetë të PD-së.

Socialistët kërkojnë përjashtimin për 10 ditë nga punët e Kuvendit të kreut të demokratëve, Sali Berisha dhe deputetët, Flamur Noka, Belind Këlliçi, Edmond Spaho dhe Edi Paloka.

Mbledhja zhvillohet me dyer të mbyllura.