Sarah Berisha dhe DJ PM janë rikthyer në qendër të vëmendjes, pasi një detaj në rrjetet sociale ka nxitur dyshimet për një krizë të mundshme në marrëdhënien e tyre.
Çifti, i cili u njoh dhe nisi romancën gjatë edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania”, prej vitesh është përballur herë pas here me thashetheme për ndarje.
Këtë herë, vëmendjen e ndjekësve e ka tërhequr fakti se Sarah dhe DJ PM nuk figurojnë më në listën e ndjekësve të njëri-tjetrit në Instagram.
Ky ndryshim ka mjaftuar që në rrjetet sociale të nisin diskutimet dhe aludimet se mes dyshes mund të ketë ndodhur një krisje.
Megjithatë, deri më tani, as Sarah dhe as DJ PM nuk kanë bërë ndonjë reagim publik për të konfirmuar apo mohuar zërat për një ndarje të mundshme.
Nuk është hera e parë që çifti përballet me të tilla spekulime. Sarah dhe DJ PM kanë zgjedhur përgjatë viteve ta mbajnë lidhjen e tyre larg vëmendjes së publikut, duke bërë që çdo ndryshim në rrjetet sociale të interpretohet si një sinjal për marrëdhënien e tyre.





