“Para 1800 vitesh ishim ne majat e teknologjise bashkekohore, sot, pasi kemi shpenzuar 86 milione dollare kredi te Bankes Boterore per rinovimin e te gjithe impiantit te furnizimit me uje, nga vendburimi, furnizimi e deri tek trajtimi i ujerave te ndotur, jemi po aty ku e filluam, me vetem 3 ore furnizim me uje ne dite”, shkruan urbanisti Ardian Muka në një status në rrjete sociale, dedikuar furnizimit me ujë të Durrësit.
Sipas Mukës, kuçedra e korrupsionit Bashki/UKD ka bërë, që megjithëse durrsakët paguajnë për ujin një çmim mjaft të shtrenjtë, ata ende sot, në vitin 2020, nuk furnizohen 24 orë me ujë.
“Nuk i kane mjaftuar Kucedres se Korrupsionit as 120 leke +Tvsh per meter kub uje per furnizimin familjar, me te shtrenjtin cmim qe durrsaket paguajne ne Shqiperi, sepse Kucedra Bashki /UKD nuk ngopet me vjedhjen dhe keqmenaxhimin e fondeve publike.”,– shkruan Muka.
Urbanisti i njohur e mbyll statusin e tij me besimin se në zgjedhjet e 25 prillit durrsakët do të dinë të zgjedhin me votë “administratorë që e duan qytetin kanë vizionin që t’i kthejnë dinjitetin e munguar qytetarëve të vet”.
Postimi i plotë:
Ujesjellesi prehistorik i Durresit daton ne gjysmen e dyte te shekullit 2 pas Krishtit, pothuajse ne te njejten periudhe me ndertimin e Amfiteatrit te qytetit, dhe per kohen ishte nder zgjidhjet inxhinjerike me ne avanguarde.
Aktualisht nuk jane gjendur ende gjurme te ujesjellesit te vjeter, por ne shkrimet romake te kohes flitet per te si nje objekt mjaft i realizuar, qe sillte ujin e lumit Erzen ne termat dhe cezmat e qytetit, nepermjet nje sistemi mjaft te sofistikuar kanalizimesh, ku diferenca e kuotave dhe mekanizmat e hapje/mbylljes se tyre, benin te mundur furnizimin e qytetit me uje.
Bera kete hyrje per te shpjeguar motivin e fotos se dy zoterinjve te nderuar, punonjes te Ujesjelles-Kanalizimeve Durres, te cilet sot, ne vitin 2020 pas Krishtit, si atehere, ne vitin 200 pas Krishtit, me manivelat e levat e tyre bejne hapjen/mbylljen e tubacioneve te ujit te pijshem, duke bere te mundur furnizimin apo ndalimin e furnizimit me uje te lagjeve te Durresit.
Dhe ne qofte se para 1800 vitesh ishim ne majat e teknologjise bashkekohore, sot, pasi kemi shpenzuar 86 milione dollare kredi te Bankes Boterore per rinovimin e te gjithe impiantit te furnizimit me uje, nga vendburimi, furnizimi e deri tek trajtimi i ujerave te ndotur, jemi po aty ku e filluam, me vetem 3 ore furnizim me uje ne dite.
Nuk i kane mjaftuar Kucedres se Korrupsionit as 120 leke +Tvsh per meter kub uje per furnizimin familjar, me te shtrenjtin cmim qe durrsaket paguajne ne Shqiperi, sepse Kucedra Bashki /UKD nuk ngopet me vjedhjen dhe keqmenaxhimin e fondeve publike.
Besoj qe shume shpejt durrsaket do tu japin zgjidhje ketyre problemeve, me vote, duke bere te mundur zevendesimin e “levave” e “llozeve”, me administratore qe e duan qytetin dhe kane vizionin qe ti kthejne dinjitetin e munguar qytetereve te vet, ku me minimalja eshte dhe furnizimi me 24 ore uje.
Ujesjellesi prehistorik i Durresit daton ne gjysmen e dyte te shekullit 2 pas Krishtit ,pothuajse ne te njejten periudhe…
Posted by Ardian Muka on Monday, November 23, 2020





