Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët ka bërë me dije se do të organizohet protesta më e fuqishme në lidhje me çështjen e McGonigal.
Berisha: Sot nuk e kam datën sepse do të konsultohet, por Shqipëria do marshojë në Tiranë dhe Tirana do derdhet e tëra në protestë.
Kreu i PD-së theksoi se asnjë shqiptar nuk mund të pranojë një kryeministër si Edi Rama, të cilin e akuzon se i ka korrupruar SHBA-së një nga njerëzit kryesorë të sigurisë së tyre.
Berisha: Një kryeministër që e përdor si lidhje për t’i dhënë një goditje të rëndë opozitës. Këtu nuk ka më, gjithça është në dritën e diellit, shqiptarët nuk do t’ia falin Edi Ramës.