Kreu i PD Sali Berisha, deklaroi sot se ai ka faktuar se ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka gënjyer qeverinë e saj për shpalljen e tij non-grata.
“Unë mund t’u them kaq, se problemi im është vendimi i bazuar fund e krye në korrupsion i Antony Blinken, i bazuar në shpifje, trillime dhe lobime të Edi Ramës dhe George Soros.
Dhe së fundmi kam arritur të faktoj se është edhe Yuri Kim, e cila ka gënjyer në mënyrë të padenjë qeverinë e vet. Yuri Kim ka nxjerrë së fundmi edhe FBI-në, çka nuk e ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, dhe unë deklaratat e DASH i besoj. Atë nuk e ka thënë.
E ka stisur këtë Yuri Kim me Ramën, atë nuk e di, por natyrisht besoj te varianti i DASH, që thotë se burimet janë gazetat e kontrolluara nga Rama dhe Soros, raportet e fshehta të Edi Ramës dhe të OJQ-ve, të Delina Ficos, i ka dalë emri nga studiues amerikanë.
Këtë ka deklaruar zëdhënësi i DASH. Por më vonë, shumë më vonë zonja Kim ka shtuar edhe FBI-në. Për këtë kanë folur edhe personazhe të grupit të hetimit, realisht, publikisht, por përsëri unë mbetem te varianti i DASH,” tha Berisha