Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar për sulmin terrorist në një Sinagogë në Jerusalem ku mbetën 7 të vrarë e 10 të plagosur.
Në njoftimin e Ministrisë në Twitter thuhet se ky sulm i tmerrshëm në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaust-it shton neverinë ndaj akteve të tilla kriminale.
“Të shokuar nga sulmi i tmerrshëm terrorist në një Sinagogë të Jerusalemit. Fakti që ky sulm ndodhi në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaust-it e shton akoma edhe më shumë neverinë që ndjejmë ndaj akteve të tilla kriminale. Lutjet tona shkojnë për familjet e viktimave dhe për të lënduarit e këtij sulmi“, thuhet në reagimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.