Kryeministri i vendit Edi Rama ka bërë me dije se qeveria është gati të vendosë për disa politika të reja mbështetëse.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Kryeministri Rama ka bërë me dije se politikat e reja mbështetëse nisin që për pagat minimale tek pagat për disa kategori të caktuara.
Ndër të tjera, Kryeministri Rama thotë se do të ketë mbështetje me strehim për mjekët, ushtarakët e policët që kanë një familje të re si dhe pako tjetër për pensionistët e për energjinë.
Në komunikimin virutal përmes videos në rrjetet sociale, Kryeministri Rama iu ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes nga flama gripale, për të cilën ka thënë se e ka hequr vetë.
“Fillimjave të mbarë. Uroj të jeni mirë! Bëni kujdes me këtë flamën gripale që është vërdallë sepse e hoqa vetë. Gjithsesi nuk e kam ndalur komunikimin me skuadrën time, sidomos me financat për disa politika të reja mbështetëse. Duke nisur nga pagat minimale tek pagat për disa kategori të veçanta për burimesh njerëzore. Mbështjetja me strehim e mjekëve, ushtarakëve, policëve që kanë një familje të re.
Natyrisht, pakoja tjetër për pensionistët e domosdoshme në pranverë nga rindarja e taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë siç jemi zotuar.
Sës shpejti do t’i diskutojmë dhe i vendosim në qeveri dhe do të ju bëjmë me dije këto politika që e thellojnë më tej profilin e kësaj qeverie që është e të gjithëve dhe jo vetëm e disave”, thotë Kryeministri Rama.