Përveç bashkisë së Vorës, do të votohet në mënyrë elektronike edhe në dy bashki të tjera.
Bëhet fjalë për bashkinë e Kamzës dhe Elbasanit.
“Në përputhje me fondin e vënë në dispozicion konkludojmë se ai është i mjaftueshëm për zhvillimin e votimit elektronik në 352 qendra votimi, veçmas bashkisë Vorë.
Duke marrë në konsideratë këtë numër qendrash votimi, kohën në dispozion të realizimit të këtij projekti, si dhe dobinë për zhvillimin e tij në ambiente gjeografike të ndryshëm rekomandohet zhvillimi i votimit elektronik edhe në bashkitë Elbasan dhe Kamëz, përkatësisht ZAZ 47, 48, 49, 50 dhe për bashkinë Kamëz në ZAZ 27 dhe 28; për bashkinë Vorë, përkatësisht ZAZ 26,” thuhet në relacionin e KQZ-së për këtë çështje.
Sakaq, qeveria ka vendosur një fond shtesë për KQZ, i cili do të shkojë pikërisht për këtë çështje, për zgjerimin e votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet vendore të 14 majit.