Deputetët e opozitës kanë mbledhur më shumë se 35 firma për të ngritur një komision hetimor që do të verifikojë kontaktet dhe marrëdhëniet e kryeministrit Edi Rama me ish agjentin special të FBI-së, Charles Mcgonigal.
Komisioni hetimor do të verifikojë edhe “nxitjen, ndikimin, porositjen, përdorimin, përfshirjen përmes premtimit dhe ofrimit të favoreve, rryshfetit apo pasurive publike ndaj agjentit special të FBI-së Charles McGonigal dhe ose agjentë të tjerë të përfshirë për përfitime politike të kryeministrit Edi Rama dhe goditjen apo dëmtimin politik të opozitës shqiptare”.