Opozita e ka kërkuar për të dytën herë kryeministrin Edi Rama në kuvend për të zhvilluar mocion me debat pa limit kohor për çështjen McGonigal pas akuzave se kryeministri është përfshirë në çështje korruptive me ish-agjentin e FBI i cili akuzohet për korrupsion nga drejtësia Amerikane.

Pas mungesës në kuvend, Rama poston një mesazh në Twitter ku shpreher se nuk e ka parë kurë më parë opozitën kaq të mjerë e të degraduar duke shtuar se pamundësia e ideve, komunikimit dhe gënjeshtrat nuk kanë qenë asnjëherë më të qametshme.

Postimi i kryeministrit Edi Rama në Twitter:

Kurrë më e mjerë, më e degraduar, më e shfytyruar dhe çekuilibruar s’është shfaqur ndonjëherë politika opozitare me altoparlantët e saj; kurrë boshllëku i ideve, kapsllëku i komunikimit, sasia e gënjeshtrave dhe budallallëqeve të lëshuara në ajër nuk kanë qenë kaq të qametshme!

Asnjëherë asnjë opozitë e asnjë kohe deri sot nuk e ka ndotur kaq keq mjedisin publik, ashtu e shtrirë në tërë kanalet e komunikimit me gjuhën jashtë dhe me trupin që përpëlitet nga fabrikimi non stop i pisllëqeve më ekstreme! Kjo është pasoja e puthjes fatale me një të vdekur.