Juristi Ylli Manjani tha për “Barometri” se zgjidhja për Partinë Demokratike është 5 minuta punë.
Sipas tij është Gjykata e Apelit ajo që duhet t’i bëjë me dije se nuk janë palë dhe s’mund të ankimojnë një vendim të një çështje ku nuk kanë qenë palë.
“Kjo është maskaradë. Si është e mundur që të ndalohet një palë politike të garojë? Dhe nuk e pengon KQZ-ja, e pengon sistemi,” – u shpreh Manjani.