Një rast i rrallë ka ndodhur në ndeshjen mes Atletiko Madrid dhe Getafes. Përballja ka përfunduar në shifrat 1-1, ndërsa Correa ishte protagonisti kryesor.

Ai arriti të shënonte në minutën e 60 të takimit dhe goli i tij do të anulohej për pozicion jashtë loje.Më pas do të ulej në stol nga ana trajnerit Simeone.

Por VAR ndërhyri dhe e rishikoi sërish rastin, duke e akorduar golin e rregullt. Correa gjendej në stol dhe të gjithë lojtarët e Atleticos nisën të vraponin dhe të festonin me të në pankinë.