Olta Gixhari është një prej lojtareve më të komentuara të Big Brother. Ajo ka fansat e saj ashtu edhe ata që nuk ia pëlqejnë lojën.
Një prej tyre duket se është edhe në radhët e kolegëve të saj. Bëhet fjalë për aktoren Ina Gjonçi që mesa duket në këtë Big Brother nuk bën tifo për Oltën, por për grupin e saj kundërshtar.
Në një nga live-t që personazhe si Anaid Kaloti, Fjodora Fjora, Vesel Kurtishaj, etj bëjnë shpesh në Instagram vihet re dhe komenti i Inës e cila shkruan “unë kuptova që të thyesh filxhan bën punë”, duke thumbuar kështu veprimin e Olta Gixharit pak ditë më parë në shtëpinë e Big Brother.