Aktorja dhe këngëtarja e famshme, Jennifer Lopez, u martua për herë të katërt në vitin 2022 dhe pas një muaji intensiv të mjaltit duke bërë turne nëpër botë me Ben Affleckun, J-Lo dhe bashkëshorti i saj i janë rikthyer jetës së përditshme.
Aktori ka vazhduar me xhirimet e projekteve të reja, gjersa artistja sapo ka publikuar një film të ri të quajtur “Shotgun Wedding”, ku luan rolin e një gruaje që do të martohet.
Lopez është bërë sërish kryetituj këto ditën e fundit pasi vendosi të nxjerrë në shitje një nga pronat më luksoze që mund të gjenden në Kaliforni.
Fotografitë e pronës së saj janë publikuar në uebsajtin dhe rrjetet sociale të një prej agjencive më të famshme të pasurive të paluajtshme në Shtetet e Bashkuara.
Rezidenca është hedhur në treg me një çmim fillestar prej 40 milionë eurosh, pasi aktorja e bleu pronën në vitin 2016 për 26 milionë euro.
Kjo do të thotë se shumë pak mund të përballonin blerjen e pronës së saj.
Rezidenca prej 13,000 metrash katrorë ka nëntë dhoma gjumi, 13 banja, një kinema dhe sallone të ndryshme të brendshme si dhe tarraca për t’u çlodhur.
Sa i përket pamjes së jashtme, prona e yllit të “Hustlers” ka një amfiteatër të rrethuar me gjelbërim, tarraca, një pishinë dhe madje një liqen privat me një zonë plazhi për t’i shpëtuar paparacëve.