Ditën e sotme nëpër rrjetet sociale qarkulloi një audio në të cilën opinionistja e BB VIP, Zhaklin Lekatari, dëgjohet duke thënë se bashkëshorti i Olta Gixharit e ka shantazhuar.
“I thashë edhe produksionit, burri i Oltës do të më shantazhojë. Ndihem e ofenduar që burri i Oltës mendon që mund të më blejë me lekë. Unë nuk jam Olta, nuk blihem. I thash Sara Hoxhës”, dëgjohet të thotë Zhaku në audion në fjalë.
Mirëpo pak pasi lajmi filloi të qarkullonte, blogerja e njohur ka mohuar të jetë shantazhuar.
Në një video të ndarë në “Instagram” Zhaku thotë se bashkëshorti i Oltës ka dashur të takohet me të nëpërmjet një miku të përbashkët.
Ajo thotë se nuk e ka pranuar diçka të tillë dhe menjëherë ka raportuar te produksioni.
Zhaku thotë se ajo ka përdorur termin e gabuar për shkak të presionit dhe ka siguruar se nëse do të ishte shantazhuar, ajo do të ishte drejtuar tek organet e rendit.