Kreu i Grupi parlamentar të PS, Taulant Balla, deklaroi pas mbledhjes së Konferencës së kryetarëve se kërkesa e opozitës për të ngritur një komision hetimor për çështjen e ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal, do të shqyrtohet pasi të ndryshohet ligji për Komisionet Hetimore.
Balla gjithashtu paralajmëroi deputetët e opozitës për të mos falsifikuar firmat që duhen për të përmbushur kuotat për depozitimet në Kuvend pasi mund të kallëzohen penalisht.
“Përsëri këtu hyn kursi i detyrueshëm i rregullores se këta nuk dinë çfarë bëhet vijnë votojnë e pastaj harrojnë se kemi vendosur, se me 23 janar kemi ngritur Komision të Posaçëm për ndryshimet për ligjin për komisionet hetimore parlamentare, kuvendi duhet të jetë i pari që respekton dhe në këtë prizëm kërkesa nuk është marrë fare në shqyrtim dhe ndërkohë dua t’i kërkoj deputetëve të opozitës që këta kanë lindur në një parti që ka probleme me firmën dhe me vulën këta e kanë gjenetike por që të guxojnë nga SHBA ku ndodhen për qejf të firmosin këta që depozitohen në kuvend kur ata nuk janë, të ketë të PD apo të Foltores që në një shkresë kanë një firmë tjetër dhe në një tjetër kanë një firmë tjetër, që Kuvendi të mos investohet në kallëzim penal mirë do ishte që ta tërheqin ose të tërhiqen nga falsifikimet kaq po them sot. Situatë më qesharake nuk kam parë kur dy grupet e opozitës zihen se kush e depoziton pari interpelancën”, tha Balla.