Aktorja Olta Goxhari është bërë një nga banoret më protagoniste të këtij sezoni të “Big Brother Vip Albania” duke marrë vëmendjen kryesore të mediave rozë.

Por jashtë vemendjes nuk ka ngelur as bashkëshorti i saj biznesmen, të cilin aktorja e ka përmendur shpesh gjatë qendrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Aktorja ka zbuluar se atë e quajnë Dori, por deri më sot nuk e ka zbuluar portretin e tij.

Del FOTOJA/ Ky është Dori, burri i Olta Gixharit që

Pak javë më parë, ai ishte drejtuar me një letër Oltës, teksa së fundmi u rikthye sërish në vëmendje pasi u publikua audio e një mesazhi WhatsApp-i, ku opinionistja e BBV Zhaklin Lekatari pretendonte se do të shantazhohej, nga ai, por nuk ishte Olta që të blihej me lekë.

“Unë ia thashë produksionit sot, që burri i Oltës do të më shantazhojë. Unë ndihem e ofenduar që burri i Oltës mendon që mund të më blejë mua me lekë. Unë nuk jam Olta, nuk blihem.” deklaronte Zhaklina në një audio-mesazh WhatsAppi.

Më pas, në një reagim, Zhaklina pranoi se mesazhi ishte i vërtetë dhe se burri i Oltës i kishte kërkuar takim përmes një të njohuri të përbashkët.

Së fundmi, në media është publikuar një foto dhe identitetin e tij. Raportohet se bëhet fjalë për Dor Lushin nga Shijaku, por që punon në Spanjë, ku njihet si biznesmen. 

Nisur edhe nga një letër plot emocion që i ka dërguar aktores, Dor Lushi duket një burrë i dashuruar pas Olta Gixharit Çifti ka së bashku një djal 2 vjeç.