“Mazhoranca është një bandë”, kështu është shprehur sot kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta gjatë një konference me gazetarët.
Ndërkohë iu bëri thirrje shqiptarëve që ti bashkohen protestës së 11 shkurtit
“Nuk ka maxhorancë, maxhoranca është një bandë. Të gjithë shqiptarët që i thonë vetes patriot, e kanë një detyrë që t’i japin fund këtij cirku të shëmtuar. Të gjithë një 11 shkurt, atje, të mbrojmë atdheun, familjen. Boll më me skuthin 1 dhe skuthin 2. Ata e kanë vendin, atje ku e ka ai njeriu që përdornin ata. Siç e ka treguar vendi i vetë. Ne duhet të jeni shumë herë më të shqetësuar se çfarë i ka bërë dhe po i bën ky interesave tonë kombëtare. Ndaj të gjithë në 11 shkurt atje, te Bulevardi Dëshmorët e Kombit. Ta dëgjojë e gjithë bota”, tha Meta.