Pas mbarimit të spektaklit, banorët u mblodhën të gjithë në oborr për të darkuar.
Luizi i tha Teas se ajo ishte bërë shumë e bukur në “Prime”. Sipas tij, kjo ishte hera e parë që ajo ishte rregulluar aq bukur, duke shtuar se make-upi i shkon shumë.
Tea e falenderoi dhe i tha që ky nuk është look-u i saj i preferuar, por i pranoi komplimentet.
Pasi e komplimentoi disa herë, Kiara e cila ishte e pranishme në oborr, shfaqi shenja xhelozie. Ajo i kërkoi Luizit që të mos i bëjë më komplimente.