Në ditët e fundit të muajit shtator, pallati i Buckingham konfirmoi shtatzëninë e Princesh Eugenie dhe Jack Brooksband.
Mbesa e mbretëreshës Elizabeth dhe bashkëshorti i saj, do të shpërngulen të jetojnë në vilën e Princ Harry-t dhe Dukeshës së Sussex, Meghan Markle.
“Frogmore është një rezidencë private e Dukës dhe Dukeshës së Sussex dhe çdo rregullim është çështje e tyre,” tha për People, një zëdhënës i Pallatit Buckingham.
Frogmore Cottage mbetet rezidenca e Meghan dhe Harry në Mbretërinë e Bashkuar dhe ata janë të lumtur që aty do pushojë kushërira e parë e Harry-t, Eugenie, e cila po pret fëmijën e saj të parë.
Kujtojmë se Princ Harry dhe bashkëshortja e tij, Meghan Markle u shpërngulën këtë verë në Kaliforni.
Eugenie dhe Jack më parë banonin në Pallatin Ivy të pallatit Kensington në Londër. Çifti u martuan në St. George’s Chapel, të Windsor në Tetor 2018.





