Turqia dhe Siria janë duke u përballur me një bilanc katastrofik sa i përket numrit të të vdekurve.

Në Turqi tashmë numri i afrohet shifrës 20 mijë, ndërkohë që mijëra të tjera nuk janë numëruar pasi nuk janë identifikuar ende.

Ndërkohë që numri i të vdekurve rritet, ekipet e shpëtimit janë duke punuar ende në rrënoja me shpresën se mund të gjejnë të tjerë të gjallë edhe pse shpresat janë të pakta pas pesë ditësh.