Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në protestën e sotme i kërkoi kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen.

Teksa iu referua çështjes së Mc Gonigal, Berisha tha se kreu i qeverisë preu në besë aleatin më të madh strategjik të Shqipërisë, SHBA-në.

“Rama korruptoi shefin e FBI, partnerit tonë strategjik, dikur Shqipëria bënte lajmin e botës për hyrjen e saj në NATO sot bën lajm se kryeministri i saj barazohet me një oligark rus, mik të Putinit, ku të dy sëbashku korruptoi funksionarin më të lartë të FBI, për pushtetin e tij të korruptuar, o besëprerë kombi nuk ka pasur një faqezi të dytë si ti, jep dorëheqjen pas këtij akti të pabesë ndaj aletit të madh të kombit shqiptar, SHBA, Edi Rama nuk është më legjitim, nuk është politikisht i njëjti njeri ai nuk mundtë jetë kurrë kryeministër”, tha ai.