Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ironizuar ish-kryeministrin Berisha dhe kandidatin e tij Belind Këlliçi për protestën para godinës së Bashkisë së Tiranës.

Në një postimi në rrjete sociale, Veliaj shkruan:

“Falënderoj kandidatin për kryetar bashkie të Tiranës – nga koha e kioskave në Lanë e parqe – Sali Berishën për vizitën tek dera e bashkisë! Më në fund një kandidat gjysmë-komik e gjysmë-serioz, sesa një tërësisht komik! E ftoj të vijë sërish në 15 Maj ta falënderoj për garën!”