Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, më datë 13 Shkurt në orën 17:00. Zhvillimi i seancës plenare u vendos me urdhër të kryeparlamentares Lindita Nikolla.
Paralelisht, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në protestën e opozitës së zhvilluar ditën e sotme ju bëri thirrje qyetarëve që të mblidhen para Parlamentit të hënën në orarin që pritet të nisë seanca plenare.
“Revolucioni na fton të gjithë para parlamentit”, tha kryedemokrati Berisha.
Kryetari i PD-së, Berisha protestën e sotme e cilësoi vetëm nisjen e revolucionit, dhe premtoi mosbindje civile dhe vijimin e protestave menjëherë në fillimin e javës së ardhshme.