Seanca e rradhës ndaj deputetit të PD-së Ervin Salianji për dosjen “Babale” është shtyrë sërish.
Salianji nuk është paraqitur në seancë, por ndodhet në një aktivitet në Vlorë.
Në seancë nuk është paraqitur as avokati mbrojtës i Salianjit, Ledio Braho, i cili ka paraqitur një kërkesë për shtyrjen e seancës.
Gjykata e Apelit vuri në shqyrtim kërkesën e avokatit të Salianjit dhe nuk e pa kërkesën të arsyeshme.
“Duke qënë se jemi para zgjedhjeve kjo situatë mund të përsëritet. Këtë herë do ta marrim parasysh kërkesën për shtyrje, por nuk duhet të ndodh më, ose në të kundërt Salianjit do ti duhet të marrë një mbrojtje tjetër,” deklaroi trupa gjykuese.
Seanca e radhës u shty për më 7 mars në orën 9:30.