Për herë të parë, pasi u bënë prindër, çifti më i komentuar në showbizin shqiptar, Einxhëll dhe Dagz janë shfaqur nue ekran.
Ata kanë ndarë me shikuesit disa detaje nga marrëdhënia e tyre.
Në një lojë mes çiftit, ku të dy kanë qenë në një shtrat, Einxhel është pyetur nëse ka marrë mbiemrin e partnerit, Gumnishta?
Moderatorja e mohoi diçka të tillë, pasi për të mbiemri është identitet dhe nuk mund të vijë një mashkull e ta ndryshojë atë. Megjithatë Einxhel pranoi se vendbanimin do ta ndryshojë për Dagzin. Pra shumë shpejt ata do të shpërngulen në Kosovë.
Një ndër pyetjet për çiftin ka qenë nëse ka ndryshuar jeta e tyre seksuale pasi janë bërë prindër. Pas të qeshurave, Dagz ka treguar se 6 muaj ka qenë shtatzënia primare, veç marrëdhënies seksuale, më pas kanë qenë ato 40 ditët e para pas lindjes.
“40 ditshi që zgjat 3 muaj”, ka vazhduar të thotë Bes Kallaku. Çifti nuk ka ngurruar së bëri dhe batutën që druhen të kryejnë marrëdhënie seksuale, pasi ngel direkte shtatzënë Einxhel sërish.