Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka pritur në një takim ambasadoren e Greqisë në vendin tonë, Konstantina Kamitsi.
Me anë të një postimi në Facebook, Meta thekson se partia që ai drejton është e gatshme për të forcuar bashkëpunimin mes dy vendeve.
Po ashtu, Meta thotë se e ka falënderuar ambasadoren për mbështetjen që Greqia i ka dhënë Shqipërisë në proceset integruese.
“Mirëprita në takim Ambasadoren e Greqisë në Tiranë, znj.Konstantina Kamitsi.
Shpreha në emër të Partisë së Lirisë gadishmërinë për të punuar në forcimin e bashkëpunimit të gjithanshëm midis dy vendeve tona.
E falenderova Ambasadoren për mbështetjen e Greqisë në lidhje me proceset integruese në Bashkimin Europian, si dhe parashtrova domosdoshmërinë e forcimit të demokracisë e të shtetit të së drejtës, për avancimin e rrugës europiane të Shqipërisë”, shkruan Ilir Meta.