Grupi Parlamentar i PD me një pjesë të protestuesve është nisur drejt Kuvendit, aty ku opozita ka thirrur protestën e radhës.

Protesta do të mbahet ndërkohë që Kuvendi do të mbajë seancën plenare.

Ndërkohë, kujtojmë se në seancën e sotme plenare, do të mungojnë 12 deputetë demokratë që kanë shkaktuar kaos në seancat e kaluara. Ata janë Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati.