Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka folur në seancën e sotme plenare duke ritheksuar kërkesën e PD-së për prezencën në seancë të kreut të qeverisë, Edi Rama.
Korreshi tha se Rama ka një rol që duhet ta bëjë, dhe si kryeministër duhet të paraqitet përballë opozitës.
“Gjatë gjithë kohës keni luajtur pis me opozitën. Kjo shfaqje që vjen sot, vjen se keni mohuar të drejtën e 750 mijë opozitarëve që kanë votuar kundër kësaj qeverie. Duhet të vijë kryeministri të japë shpjegime mbi çështjeje McGonigal. I themi të vijë të bëjë kryeministrin dhe jo Koçin e Teta Ollgës…”, tha ai
Drejtuesja e Kuvendit i ka kërkuar deputetit t’i përmbahet procedurës, por Korreshi i është përgjigjur me ironi.
“Pse u mërzite ti? Unë i shkreti kam një orë që pres këtu… kur do vijë kryeministri? Kjo është çështja”, tha Koreshi.