Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i është bashkuar protestës së opozitës para Kuvendit, ku dhe ka mbajtur fjalën e tij para protestuesve.
Meta ka deklaruar se janë mbledhur sot për të mbrojtur të ardhmen e vendit. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që e dëgjojnë që të reagojnë dhe të mos presin që qeveria t’iu vendosë traun te dera e shtëpisë.
“Jemi këtu për të mbrojtur të ardhmen e Shqipërisë. U bëj thirrje të gjithë atyre që na dëgjojnë, mos prisni që traun t’ua vendosin dhe te dera e shtëpisë që të ju marrin leje dhe kur dilni e kur hyni. Protesta do i japë shumë shpejtë rezultatet e tyre të mrekullueshme. Shumë shpejtë në sallën e Kuvendit do të gjëmojë fjala e lirë . Drejtësia nuk do të jetë më në xhepin e Ramës”- tha ai.