Përjashtohet nga seanca deputeti i PD-së, Edmond Spaho, me pretendimin se ka bllokuar foltoren e Kuvendit për disa orë dhe i ka rënë bilbilit.

Pasi e lajmëroi disa herë drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj pohoi se përveç përjashtimit nga seanca e sotme, Spaho është gjobitur, duke iu hequr paga e një dite pune.

Që në nisje të Kuvendit pak pas orës 10 të paradites, seanca është zhvilluar me debate të ashpra, ndërsa opozita ka bllokuar foltoren.

Ndërkohë jashtë Kuvendit është mbajtur një protestë e thirrur nga opozita.