Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, gjatë seancës së sotme plenare ka reaguar pas fjalës së ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili tha se opozita nuk duhet të sulmonte zonjat e qeverisë Rama.
Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi tha se ministret nuk duhet t’i nënshtrohen kryeministrit për të firmosur kontratat që kërkon ai.
Ndër të tjera, Kryemadhi tha se Rama ka firmosur te inceneratori i Tiranës, ndërsa shtoi se për këtë çështje do ndëshkohet ai.
“E kuptoj shumë mirë qëndrimin tuaj ndaj grave ministre. Jam dakord kur thoni; jam krenar ku punoj me zonja. Dhe unë jam krenare kur punoj me gra luftëtarë. Nuk jam dakord kur gratë nënshtrohen për qejfet e kryeministrit, që firmosin për kontratat e tij apo për kontejnerët e bananeve dhe brenda ka drogë. Nuk jam dakord kur përdoren ministret dhe ministrat për interesat e Ramës, qoftë për t’i çuar në vizita jashtë shtetit apo në bisedime të fshehta që e dini mirë. Nuk jam dakord kur gratë përdoren në mënyrë më primitive, edhe për Portin e Durrësit. Pse nuk firmosi kryeministri juaj? Nuk jam dakord për ato që firmos. Vetëm një gjë firmosi ai, inceneratorin e Tiranës. Aty ka për ta ngrenë kallup siç e ka qejf ai. Gratë e forta mbrohen edhe kur nuk i kanë burrat e fortë.”, tha Kryemadhi.